Menaxheri i Vipa-ve, Krenar Çoçaj dhe moderatorja Luana Vjollca pritet që të martohen në muajin shtator. Shpesh është aluduar për ndarjen e tyre, e ndërsa moderatorja për vite me radhë i ka shmangur pyetjet pikante lidhur me një romancë.
Krenari vazhdon të jetojë në Prishtinë, e ndërsa Luana në Tiranë, por mesa duket këtë herë gjërat kanë vendosur të jenë drejt zyrtarizimit.
Dyshja është përfolur shpesh për ndarje si pasojë e largësisë dhe xhelozisë, por duket se të gjitha kanë qenë veçse thashetheme.
Ceremonia mendohet se do të organizohet në shtator, duke përkuar kështu edhe me muajin e ditëlindjes së Luanës. Nuk dihet ende nëse ceremonia do të jetë në të njëjtën ditë.