E kishte zgjedhur atë mes shumë burrave jo për bukurinë, por për paratë e tij, por xhelozia nuk e la ta “shijonte” bashkëshortin. Kjo ka ndodhur me një nuse të re e cila ka helmuar bashkëshortin e saj milioner 77-vjeçar, megjithëse i kishte premtuar se ajo ishte gruaja e fundit me të cilën do të shkonte në shtrat.
25-vjeçarja Saki Sudo, akuzohet për vrasjen e burrit të saj ‘Don Zhuan’, i cili ishte 55 vjet më i madh se ajo, në qytetin japonez të Tanabe tre vjet më parë.
Biznesmeni i pronave të patundshme dhe huadhënies, Kosuke Nozaki, ishte martuar me vrasësen e tij të dyshuar, në shkurt 2018.
Por ai vdiq disa muaj pas martesës, njofton rrjeti Tokyo Reporter.
Më parë Nozaki ishte mburrur se kishte fjetur më 4,000 gra, dhe në vitin 2016 ai shkroi një libër me titull ‘Don Zhuani i Wakayama’.
Ai shkruan: “Arsyeja që unë fitoj para, është që të dal me ferma të bukura”.
Kur i kërkoi dorën Sudos, ai raportohet se e kishte pyetur: “A dëshiron të jesh gruaja ime e fundit?”
Policia beson se Sudo vrau bashkëshortin e saj me anë të helmimit. Ajo e kishte gjetur burrin e moshuar të vdekur në divan, në shtëpinë e tyre në Tanabe në maj 2018.
Policia tha më herët se, Nozaki kishte gjurmë drogash në trup. Sudo është arrestuar së fundmi në Tokio pas një kontrolli në shtëpinë e saj.
/Priza.al/