Një gjykatës në Florida ka vendosur se ligji i ri që ndalon abortet pas 15 javësh është jokushtetues dhe “shkel rregullat e privatësisë në fuqi ”.
Kjo është raportuar nga Qendra për të Drejtat Riprodhuese, shoqata që mbrojti klinikën e vetme të abortit në Misisipi në “Dobbs v.
Jackson Women’s Health Organization”, mbi të cilën Gjykata e Lartë vendosi një javë më parë, duke hequr efektivisht abortin. Ligji do të hynte në fuqi sot në Florida.