Këtë të premte nis aplikimi i gjobave për prodhuesit apo importuesit e qeseve plastike.
Lajmi u konfirmua nga kryeministri Edi Rama disa ditë më parë.
“Kënaqësia e qeseve prej letre në pazaret e ditës. Sa mirë të shohësh që përditë e më shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qeset e shëndetshme të letrës, ndërsa shumë blerës po marrin trasta për pazar. Kështu mbrojmë Shqipërinë e fëmijëve tanë nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike mbi mjedisin dhe shëndetin. Në 1 korrik nis aktivizimi i gjobave!”, shkruante ai në rrjetin e tij ‘Facebook’.
Ndërkohë në nenin 62 të ligjit parashikohet që çdo person që qese hedh në treg, prodhon dhe importon qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme dënohet me gjobë me vlerën 500,000 lekë dhe i sekuestrohen qeset.
Për përsëritësit e shkeljeve masa e gjobës është 1,5 mln lekë. Ndërsa për personat e dënuar me gjobë me 1,5 mln lekë që konstaotohet që hedhin në treg, prodhojnë apo importojnë qeset njëpërdorimshme u rivokohet leja apo licenca.
https://www.priza.al/2022/06/01/nga-sot-marketet-dhe-qytetaret-e-kane-te-ndaluar-perdorimin-e-qeseve-plastike-gjobat-qe-rrezikojne-te-marrin/