Maqedonia e Veriut publikon sot propozimin e ri francez, Kovaçevski nis kosultimet

Propozimi nga presidenca franceze në formë integrale do të publikohet sot në ueb faqen zyrtare të Qeverisë pas takimit me koalicionin qeveritar, kështu njoftoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski i cili për sot ka paralajmëruar një sërë takimesh dhe konsulta lidhur me propozimin.

“Siç premtova, po hapim proces të konsultimeve të gjera. Sot në orën 11:00, në Qeveri do të mbahet takim i liderëve të partive nga koalicioni qeveritar në të cilin do të shqyrtohet propozimi i kryesisë franceze. Menjëherë pas takimit, propozimin në formë integrale do ta publikojmë në ueb faqen zyrtare të Qeverisë. Gjatë ditës, krahas takimit me koalicionin qeveritar, do të mbahen edhe konsultime dhe biseda me publikun ekspert, si dhe me mediat. Siç edhe paralajmërova dje, i gjithë procesi do të zhvillohet në mënyrë transparente, ndërsa opinioni në detaje do të njoftohet me të gjitha hapat e ardhshëm. Bëj thirrje për përgjegjësi nga të gjithë aktorët relevant të shoqërisë, spekulimet për çështje të rëndësishme shtetërore dhe nacionale nuk janë për të mirën e askujt. Prej këtu, apeloj deri te të gjithë aktorët politik dhe mediat të mbështeten në informacionet zyrtare nga institucionet. Kërkoj konstruktivitet dhe mbështetje nga të gjitha palët, për të sjellë vendim të menduar mirë në interes të të gjithë qytetarëve”, shkruan në profilin e tij në Facebook, kryeministri Dimitar Kovaçevski.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *