Në një prononcim për BBC, presidenti indonezian thotë se mesazhin e Zelensky ia ka përcjellë Putinit, pa zbuluar detaje rreth përmbajtjes. Ai shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar në nisjen e komunikimit mes dy liderëve.
Widodo njoftoi gjithashtu se Indonezia do të vazhdojë të bashkëpunojë me Rusinë, ndërsa presidenti rus u tha gazetarëve pas takimit se Rusia është e gatshme të plotësojë nevojat e Indonezisë për plehra, furnizimi i të cilave ndikohet nga lufta në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore kundër Moskës.
Udhëheqësi indonezian është presidenti aktual i grupit G-20 dhe anëtar i Grupit të Krizave të OKB-së, i krijuar për t’iu përgjigjur kërcënimit të urisë globale.
Widodo në Kiev e ftoi Zelenskyn të marrë pjesë në Samitin e G-20 të planifikuar për në nëntor në Bali.
Presidenti ukrainas i tha Widodos se prania e tij do të varet nga kush tjetër do të ishte atje. Rusia është anëtare e G-20, ndaj ka mundësi që edhe presidenti rus Putin të marrë pjesë në samit.