Kreu i PD, Sali Berisha në një takim me gazetarët paralajmëroi kryeministrin Rama se protesta e 7 korrikut është vetëm fillimi.
Berisha tha se PD është angazhuar kundërr luftës së korrupsionit në vend, si dhe paralajmëroi që askush mos të vjedhë më me Ramën.
“I pari lexon mesazhet e Ballës. Nuk ka leverdi shikuesi të merret me shkëmbimet Balla-Alibasha. I dyti, Edi Ramës i them që është vetëm fillimi. Edvin, 7 korriku është vetëm fillimi, sepse ka tejkaluar çdo vijë të kuqe. Me faktin se në çdo firmë që lëshon ka një vjedhje. I erdhi radha, pallatit të Brigadave. E inkuadruar me projekt shumë të rëndësishëm me operacionin italian.
Edi Rama nuk do jetë në pushtet. Nuk ka njeri në botë që kur të largohet të dorëzojë valixhen me lekë, por kur i vjedh paratë e qytetarëve quhet zhvatje. Është zotim solem, PD është e angazhuar kundërr luftës së korrupsionit. Nuk do mbetet njeri pa përgjigje, ndaj mos vidhni me Ramën”, tha ai.