Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevskit menjëherë pas takimit me partnerët e koalicionit qeveritarë, deklaroi se vendi gjendet një pozitë të volitshme.
“Bashkë me partnerët e koalicionit, sot e shqyrtuam propozimin francez. Mbledhja e sotme është e para nga mbledhjet e shumta që do t’i zhvillojmë. Ministrat Osmani dhje Mariçiq e elaboruan propozimin. Pozita ku ndodhemi është e volitshme për ne. Para nesh kemi propozim që ngërthen në vete propozimet dhe vërejtjet tona. Procesin do ta vazhdojmë me presidentin e shtetit, në kuvend, me opozitën dhe me sektorin joqeveritarë. Gjatë bisedimeve kemi mbrojtur interesin e vendit tonë”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Kovaçevski gjatë konferencës u shpreh se qëndrimi i partnerëve të koalicionit qeveritarë rreth propozimit të ri francez ishte shtetëror.
“Ne nuk duhet të jemi shtet që nuk dëshiron të integrohet. Nuk guxojmë që të lejojmë që qytetarët të mbeten të izoluar. Ne gjendemi në zemër të Evropës”, tha Kovaçevski, duke apeluar tek të gjitha partitë politike që të ulen të shqyrtojnë propozimin dhe bashkë të vendosin për rrugën e vendit drejtë BE-së