Të gjithë po tallen me presidentin e Koresë së Veriut, Kim: Covid erdhi me alienë nga jugu

Agjencia qeveritare KCNA ka publikuar rezultatet e hetimit sipas të cilit disa persona janë infektuar nga “objekte aliene” nga jugu.

Presidenti i Koresë së veriut  e kishte mohuar ekzistencën e Covid deri në prill, tani në Korenë e Veriut janë rreth 5 milionë njerëz të infektuar. Për presidentin Kim Jong faji ëshë i disa balonave. Kjo është teoria e mbështetur nga agjencia qeveritare KCNA, sipas së cilës virusi ka mbërritur në vend për shkak se disa aktivistë të Koresë së Jugut I sollën ato me balona.

Agjencia citon një hetim që filloi pas infektimit të një ushtari 18-vjeçar dhe një fëmije 5-vjeçar, të cilët do të ishin “rastet e para të etheve” për shkak të kontaktit me”objekte aliene”, pra balona dhe fletushka.

Zona e “epidemisë së parë malinje” është ajo e Ipho-ri, në provincën e Gangëon. Sipas qeverisë, virusi mbërriti në Phenian në mes të prillit përmes njerëzve nga ajo zonë. Rezultatet e hetimit, të publikuara nga qendra shtetërore për parandalimin e epidemisë dhe emergjencave, ishin tashmë dorëzuar dhe miratuar nga Komiteti Qendror i Partisë së Punëtorëve me miratimin e liderit Kim Jong-un.

Komiteti gjithashtu “urdhëroi lëshimin e udhëzimeve emergjente” për mbikëqyrje“Mbi objektet aliene të bartura nga era apo fenomene të tjera klimatike dhe nga balonat në zonat përgjatë kufirit”, raportoi KCNA.

Fletëpalosjet kanë qenë një burim tensioni midis dy Koreve, me shtetin vetmitar që i bën thirrje qeverisë jugore të marrë masa më të ashpra për të ndaluar “fushatën e shpifjes”, duke kërcënuar me një përgjigje ushtarake. Qeveria e Seulit hodhi poshtë pretendimet e veriut, duke vënë në dukje se nuk ka shanse që shpërthimi i koronavirusit është i lidhur “me këto materiale nga Jugu”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *