Këngëtarja e njohur, Greta Koçi, ka bërë një rrëfim ndryshe për bashkëshortin e saj, të cilin duhet thënë që vijon ta mbajë larg opinionit publik dhe tejet sekret.
Si rrallëherë, këngëtarja ka bërë një dedikim për burrin e saj. Ajo ka zgjedhur videot gazmore në TikTok për të treguar se bashkëshortin e ka “shumë të mirë”. “Më pëlqejnë të gjitha. Burrin e ka shumë, shumë të mirë,” degjohet në sfond në videon e këngëtares.
“Po jetoj në Vjenë, e kam zyrtarizuar çështjen e zemrës. Tashmë jam e martuar dhe jetoj me bashkëshortin tim. Jam shumë e lumtur, është një fazë e jetës ku jam shumë e qetë. Po shijoj çdo moment, transferimi këtu më ka bërë të ndihem mirë, po jetoj jashtëmase e qetë. Është fazë për tu shijuar. Djali bën jetën e vet këtu, por është me origjinë shqiptare.
Doja ta mbaja të fshehtë dhe do ta mbaj gjithmonë të fshehtë, sepse është private. Edhe pse unë jam njeri publik, për sa kohë bashkëshorti im nuk është, nuk ka pse të përfshihet në profesionet e gruas dhe të bëhet publik pa arsye. Duke qenë person publik njerëzit kanë të drejtë të dinë që jam e lumtur dhe e zyrtarizuar. Në Shqipëri udhëtoj shpesh, edhe për shkak të punës, por jeta ime është në Vjenë.
Janë kryer të gjitha adetet familjare. Nuk jam veshur nuse. Tashmë jam e martuar dhe të pasurit fëmijë është pjesë e planeve të mia, e afërt madje. Jo nuk po e mbaj të fshehtë, por s’jam akoma shtatzënë, kur ta sjellë Zoti”, u shpreh Greta Koçi në një intervistë disa kohë më parë.