Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në ditën e punëtorëve, ka premtuar rritje të pagës minimale në 250 euro. Kurti ka shkruar në ‘Facebook’ se qeveria e tij do të marrë masa që të sigurojë që çdo vend pune të jetë me kontratë pune dhe jo më shumë se 40 orë pune të rregullt në javë.
“Do të punojmë me prioritet për punësimin e grave, të rinjve dhe komuniteteve jo shumicë. Do të marrim masa që sigurojnë që çdo vend pune të jetë me kontratë, me kontribute pensionale të paguara dhe të ketë jo më shumë se 40 orë pune të rregullt në javë. Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve që të kemi siguri në punë dhe të sigurohemi për korrektimin e padrejtësive që mund t’u bëhen punëtorëve në vendet e tyre të punës. Pagën minimale do ta rrisim fillimisht në 250 euro, do ta përjashtojmë nga tatimi në të ardhurat pensionale, dhe do ta rishikojmë vazhdimisht në mënyrë që ajo të reflektojë ngritjen e të ardhurës kombëtare në vend”, ka shkruar Kurti.