Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur pas mbledhjes së kryesisë për zgjedhjet në degët e PS. Gjiknuri u shpreh se PS po aplikon një risi të re, në 28 degë të Partisë Socialiste do të jenë në krye gra dhe vajza.
Gjiknuri: Gjatë muajit qershor zhvilluam një proces gati 30-ditor e dëgjesa dhe komunikim të drejtpërdrejtë të të gjithë kandidatëve për kryetar të PS-së me anëtarësinë e gjerë, një proces që u ndoq nga një grup i caktuar i PS-së. pati një interes shumë të madh nga anëtarët e PS-së për të kandiduar në këtë proces, mjafton të shikojmë shifrat. Janë 561 kandidatë që shprehën me vullnetin e tyre dhe komunikuan me platformat e tyre përballë anëtarëve të asamblesë kombëtare. Gati 30% e tyre ishin gra dhe vajza. Një risi që duhet përshëndetur është që 28 degë të PS-së do drejtohen nga gra dhe vajza, një risi që PS po e aplikon edhe në drejtimin e bashkisë. Gjithë PS e përshëndeti këtë proces pasi për herë të parë kishim mundësi që të dëgjonim kandidatë që nuk përzgjidheshin nga struktura, por me vullnetin e tyre dilnin përballë anëtarësisë. Qëllimi është të kemi një PS më të fortë dhe më të organizuar.
Partia Socialiste mblodhi këtë të premte kryesinë për zgjedhje e 61 kryetarëve të degëve në këtë parti.