Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme në Golem. Mësohet se tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë që nga aksidenti nuk dihet nëse ka të lënduar.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por dëmet materiale janë të shumta. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkakun e aksidentit.
Nga aksidenti është krijuar trafik i rënduar në zonë.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar pasi ambulance nuk ka shkuar ende në vendin e ngjarjes për shkak të trafikut.