VIDEO/ Publikohen pamjet ku dy shqiptarët dhunuan për vdekje 42-vjeçarin grek

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga përleshja që çoi në vrasjen e një 42-vjeçari në Greqi, krim për të cilin akuzohen dy shqiptarë. Ngjarja nisi në një lokal në Rafinë të Greqisë pak ditë më parë. Në pamjet e transmetuara nga Protothema shihet se si nisi zënka në lokal, dhe më pas gjithçka rezultoi fatale për Dimitris Kordas.

Në pamjet nga brenda lokalit shihet se dy autorët e dyshuar dalin nga tualeti dhe më pas nisin sherrin me viktimën.

Ky i fundit shihet duke i shtyrë të rinjtë, të cilët po ashtu e shtyjnë mbrapsht. Ndonëse pronari i lokalit dhe punonjësja ndërhynë, sherri u agravua, duke bërë që jashtë lokalit 42-vjeçari grek të vritej. Tashmë dy persona qëndrojnë pas hekurave, ndërkohë që bashkëpunëtorë të tyre janë shpallur në kërkim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *