Kundërshtari kryesor politik i Vladimir Putin, Alexei Navalny, ka rrëfyer për herë të parë detaje të shkurtra nga jeta e tij e lodhshme dhe stresuese brenda burgut.
Detaji më shokues që Navalny ka ndarë është fakti se atij detyrohet që të ulet nën murin ku është i varur portreti i kreut të Kremlini për orë të tëra dhe të dëgjojë këngët e FSB-së në mënyrë të përsëritur.
Navalny u zhduk papritur nga burgu ku ndodhej në mes të qershorit përpara se të transferohej të nesërmen në një burg famëkeq ku vuajnë dënimin persona me precedentë të rëndë penalë, të njohur kryesisht për përdhunimin e të burgosurve meshkuj.
Ndjekësit e tij u qetësuan kur ai zbuloi në mediat sociale se ishte transferuar në burgun e sigurisë maksimale IK-6 Melekhovo, rreth 250 km në lindje të Moskës.
Dhe tani në një temë me 16 postime në Twitter, lideri i opozitës ka krahasuar fatin e tij me Putinin dhe Dmitry Medvdev, kryeministrin e tiranit.
Duke transmetuar përvojën e tij nga prapa hekurave përmes ekipit të tij të aktivistëve, Navalny tha: “Putin ka ministra të ulur në dhomën e pritjes për gjashtë orë dhe avokatët e mi duhet të presin pesë ose gjashtë orë për të më parë mua.
“Unë kam një altoparlant në kazermën time që luan këngë si “Lavdi për FSB-në”, dhe mendoj se po ashtu edhe Putini. Megjithatë, këtu përfundojnë ngjashmëritë. Putini, siç e dini, fle deri në 10 të mëngjesit, pastaj noton në pishinë dhe ha bukë me mjaltë. Por për mua, ora 10 e mëngjesit është drekë. Sepse puna fillon në 6:40 të mëngjesit”, thotë më tej Navalni.
Ai më pas detajoi ditën e tij normale, e cila përfshin 10 minuta për t’u larë në mëngjes e ndjekur nga 20 minuta stërvitje. Më pas ai kontrollohet dhe shoqërohet për në punë ku ulet në një stol “nën lartësinë e gjurit” për shtatë orë duke punuar në një makinë qepëse.
Kjo pasohet nga orët e kaluara ulur në një stol prej druri “nën një portret të Putinit”, të cilit burgu i referohet si “aktivitet disiplinor”.
“Të shtunave të dënuarit punojnë vetëm pesë orë përpara se të dërgohen të ulen sërish në stol”, pretendon ai.
Dhe pastaj në një ditë pushimi, të dielën, administrata e Putinit, për të cilët ai thotë se janë “ekspertë të relaksimit” e detyrojnë atë të ulet në një stol prej druri në një dhomë për 10 orë.
Duke e konsideruar veten “optimist”, Navalny shton se ai e ka mësuar përmendësh monologun e Hamletit në anglisht për ta recituar atë gjatë punës torturuese. Ai gjithashtu thotë se të burgosurit mund të vdesin lehtësisht nga pneumonia ose të thyejnë qafën duke rënë nga shtrati në këtë burg.
Kremlini e burgosi Navalny në fillim të vitit 2021 pas kthimit në Rusi pasi u helmua me lëndën kimike “Novichok” gjatë një vizite në Siberi në vitin 2020, e cila mendohet gjerësisht se është orkestruar nga Putini dhe miqtë e tij.