Momenti kur 2 shqipëtarët vrasin grekun

Pak ditë m parë dy shqiptarë dhunuan dhe me pas e vranë 42-vjeçarin grek.
Mediat greke kanë publikuar pamjet nga përleshja që çoi në vrasjen e një 42-vjeçarit.
Në pamjet e transmetuara nga Protothema shihet se si nisi zënka në lokal, dhe më pas gjithçka rezultoi fatale për Dimitris Kordas.
Në pamjet nga brenda lokalit shihet se dy autorët e dyshuar dalin nga tualeti dhe më pas nisin sherrin me viktimën.

Ky i fundit shihet duke i shtyrë të rinjtë, të cilët po ashtu e shtyjnë mbrapsht. Ndonëse pronari i lokalit dhe punonjësja ndërhynë, sherri u agravua, duke bërë që jashtë lokalit 42-vjeçari grek të vritej. Tashmë dy persona qëndrojnë pas hekurave, ndërkohë që bashkëpunëtorë të tyre janë shpallur në kërkim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *