Plagosja në Mirditë, policia arreston 2 vëllezërit

Policia e Mirditës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Fan, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Martin Prenga.
Është zbuluar se kanë qenë 2 vëllezërit Altin Gjoka, dhe Florian Gjoka që kanë plagosur Martin Prengën.
Florian Gjoka është arrestuar ndërsa Altin Gjoka po procedohet në gjëndje të lirë.
Gjithashtu policia ka bërë të mundur sekuestrimin e armës që është përdorur për plagosjen. Vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësinë e të gjithë personave të përfshirë në këtë konflikt, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *