Falsifikuan rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, sot vuloset “fati” i 8 numëruesve të PS, PD dhe LSI në Elbasan

Mbahet sot masa e sigurise për 6 të arrestuarit te cilët dyshohet se falsifikuan rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në dy qendra votimi në Prrenjas.

Të arrestuar janë Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla. Ata sapo kanë mbërritur ne ambjentet e gjykatës së Elbasanit.

Ndërkohë janë në kërkim edhe dy numëruesit e tjerë, Oltion Bajrami, dhe Eduart Zito, për të cilët mund të jepet vendimi në mungesë.

Prokuror i cështjes është Petref Asllani ndërsa gjyqtare Pajtime Fetahu. Mësohet se prokuroria kerkon burg per te gjithe të ndaluarit.

Të 8 personat janë anëtarë të një KZAZ-je, përfaqësues të PD, PS dhe LSI.

Në dëshmitë e tyre të mëparshme, ata kanë deklaruar se nuk kanë pasur qëllim falsifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe se veprimet e tyre kanë qenë gabime të shkaktuara nga lodhja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *