Një turiste austriake është sulmuar për vdekje nga një peshkaqen teksa notonte në Egjipt.
Ajo nuk arriti ta kuptonte për asnjë moment që peshku mishngrënës po notonte në të njëjtat ujëra dhe përgjonte viktimën e radhës. 68-vjeçare sapo pa peshkaqenin që i afrohej, u përpoq të notonte në breg sa më shpejt të mundej, por fatkeqësisht nuk mundi t’i shpëtonte dhëmbëve. Para pushuesve të tmerruar në Sharm El Sheikh në Detin e Kuq, peshkaqeni iu sul asaj dhe i preu krahun dhe këmbën.
Pas ngjarjes tronditëse, turistët rusë që kanë regjistruar me celularët e tyre skenën, kanë protestuar ashpër për mungesën e shpëtimtarëve nga plazhi. Autoritetet lokale ndaluan notin, zhytjen dhe peshkimin në zonën përreth për tre ditë nga frika e rishfaqjes së peshkaqenëve në ujëra.
https://youtu.be/UIo2FyGPfTk