Babai rrëmben fëmijët dhe zhduket, ‘alarmohet’ gjykata e Tiranës

Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë një letër porosi të përcjellë në Ministrinë e Drejtësisë, ku është ngritur alarmin se një shtetas shqiptar ka rrëmbyer tre fëmijët e tij duke i larguar nga Britania e Madhe.

Rasti në fjalë është denoncuar nga ish-bashkëshortja e këtij shtetasi, e cila ngre akuzën se babai i ka marrë fëmijët përmes mashtrimit, duke u larguar fillimisht në Skoci dhe më tej prej datës 3 prill 2022 u kthye së bashku me ta në vendlindje.

Fëmijët, dy djem dhe një vajzë, më i vogli prej tyre tre vjeç, sipas nënës u rrëmbyen prej të atit në shkelje të seksionit të ligjit të rrëmbimit të fëmijëve viti 1984 që ndalon prindërit të nxjerrin fëmijët jashtë Mbretërisë së Bashkuar pa pëlqimin e palëve. Shtetësia i ka kërkuar gjykatës që t’i marrë në kujdestari tre fëmijët e saj, si dhe të fitojë kujdestarinë. Ndërkohë teksa kanë nisur hetime, nëna ka kërkuar edhe që fotografitë e tre të miturve t’u shpërndahen pikave kufitare.

Nga burimet e gjykatës, tregohet se ne fashikull është bashkangjitur edhe një shkresë e autoritetit qendror të Anglisë dhe Uellsit, ku thuhet se mbajtja e fëmijëve në Shqipëri pa lejen e nënës është në shkelje të Konventës së Hagës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *