Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me hapjen e rrugës Kardhiq-Delvinë, në tunelin e Skërficës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, shkruan se Rama duhet të japë llogari për vonesën disa-vjeçare për këtë aks si dhe të sqarojë çmimet e punimeve.
Sakaq shton se “qarku i Gjirokastrës duhet të protestojë edhe kundër shpenzime spekulative, afër 3 herë më shumë ndaj atyre të parashikuara për përfundimin tashmë si ‘breshka’ të pjesës së mbetur të saj që nga viti 2013”.