Emrat/ Gërryenin shtratin e lumit për të marrë inertet, arrestohen dy persona në Fier

Dy persona janë arrestuar në Fier, pasi po gërryenin dhe merrnin inerte në lumin Vjosë.

Shtetasit Dylber Troka, 62-vjeç dhe Sokol Muçaj, 47-vjeç u kapën në flagrancë duke dëmtuar lumin Vjosë, i cilësuar si lumi i fundit i egër në Evropë.

Inertet që grumbullonin Dylber Troka dhe Sokol Muçaj i ngarkonin në kamion dhe zetor me rimorkio, për të bërë më pas transportimin e tyre.

Ky nuk është rasti i parë që në mënyrë të paligjshme merren inerte nga shtrati i lumit Vjosë, duke e dëmtuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *