E rëndë! Ishte duke notuar, mbytet 66-vjeçari në Kavajë

Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë këtë pasdite në Kavajë.

Mësohet se shtetasi me iniciale V.N., është mbytur në plazhin e Kavajës duke notuar.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 17:40, shtetasi V. N., 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *