Gjykata nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për 6 efektivët e “Shqiponjave”, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre gjatë ngjarjes së 21 Prillit 2021 ku mbeti i vrarë shtetasi Pjerin Xhuvani.
Burime për median bëjnë me dije se të 6 efektivët u paraqitën këtë të shtunë para trupit gjykues, teksa kjo fundit la në fuqi po të njëjtën masë sigurie për “pezullim nga detyra apo ushtrim i çdo funksioni publik”.
Efektivët që dolën sot para gjykatës ishin:
- Dedion Duraku, 33-vjeç;
- Pellumb Bicaku, 33 vjeç,
- Erion Balla, 26 vjeç,
- Erion Meçja, 38 vjeç,
- Donald Dedja, 30 vjeç,
- Besmir Kadiu 37 vjeç.
Detaje nga ngjarja:
Në 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve një punonjëse policie.
Pas ngjarjes, në polici u vetë dorëzua si autor i krimit Arbër Papleka, shoqërues i drejtues politik të PD të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhi. Papleka, ish-efektiv i Reneas qarkullonte në Elbasan i armatosur si pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, strukturë e cila ishte ngritur nga PD në të gjithë vendin.