Kreu i PD, Sali Berisha në bashkëbisedimin online me diasporën tha se Shqipëria nuk do të ketë më zgjedhje pa votuar edhe emigrantët jashtë vendit.
Berisha tha që në vitin 2013 Rama kërcënoi me bojkotim të zgjedhjeve, nëse do të miratohej ligji për votim online nga ana e emigrantëve të Diasporës.
“Në vitin 2013 bëmë gati ligjin që pranonin votimin online të emigrantëve dhe Diasporës aty ku ishin, por Rama kërcënoi se do të bojkotonte zgjedhjet. Në këto rrethana u detyrova të pranoj ultimatumin e tij, por sot ju garantoj se nuk do të ketë më zgjedhje në Shqipëri pa votën tuaj. Ky është një detyrim Kushtetues. Nuk ka emigrant nga vendet e Ballkanit që nuk votojnë përveç atij shqiptarë.
Tani zotëria i tij kërkon të përdorë disa formula që përdoren për emigracionin e shekullit 19 dhe këtë nuk do ta pranojmë, por do të luftojmë së bashku me ju për parimin se çdo shqiptar kudo që ndodhet të ketë të drejtën e votën në qarkun, rrethin qytetin nga i cili është larguar”, tha Berisha.