Mjeku shqiptar në Britaninë e Madhe, Milaim Nela ka marrë pjesë në bashkëbisedimin e ftuar nga Sali Berisha.
Nela tha se Shqipëria jo vetëm që është në rrezik, por ndodhet dhe në “terapi intensive”.
Sakaq shtoi se njerëzit duhet të dalin të protestojnë më 7 korrik, pasi kanë shumë arsye.
“Unë jam një nga ata persona që e kam mbështetur krijimin e një fronti përtej Partisë Demokratike, sepse situata në Shqipëri është krejt e pazakontë. Si mjek do thoja, që besoj edhe Doktor Berisha do binte dakord me mua, që Shqipëria jo vetëm që është në rrezik, por është në ‘terapi intensive’. Ky front që ju e keni quajtur për shpëtimin e Shqipërisë, duhet bërë një hap më tej mendoj unë.
Duhet të formalizojë bashkimin e të gjithë faktorëve opozitarë me Partinë Demokratike në qendër, që ta shpëtojë Shqipërinë nga zhbërja. Vendi është në rrezik shumë të madh. Sot nuk kemi luksin për të diskutuar për ide të majta apo të djathta, por vendi ka nevojë për të kontributin e çdo personi apo faktori që është jashtë sektit të Rilindjes. Njerëzit duhet të dalin të protestojnë më 7 korrik, pasi kanë shumë arsye”, deklaroi mjeku Nela.