Nëna e re u hodh nga i dytë bashkë me fëmijën e sapolindur, drejtori martenitetit: Nuk kishte burrin afër

Një ngjarjen e rëndë e ndodhi mbrëmjen e djeshme në maternitetin e Sarandës, ku nëna u hodh nga kati i dytë bashkë me foshnjen e porsalindur. Drejtori i maternitit në Sarandë, Tajar Lako bëri të ditur se akti ishte një shenjë tentative për t’u larguar nga spitali. Po ashtu, ai sqaron se nëna dhe foshnja ishin në gjendje të mirë shëndetësore para se të ndodhte ngjarja e rëndë.

‘Hedhja e nënës tentativë për t’u larguar nga spitali. S’mund ta nxirrja nga materniteti, s’dija kushtet e banimit. Burrin e saj nuk mund ta gjenim se nuk vinte në spital. Gjendja e saj dhe e foshnjes ishte normale. Foshnja lindi normalisht, ishte fëmija i gjashtë në familje. I nisim bashkisë një shkresë për shërbim social ‘- është shprehur Lako duke treguar në këtë mënyrë se pranë gruas nuk ishte partneri i saj.

35-vjeçarja Mandolina Jashari nga Durrësi, u hodh mbrëmjen e djeshme në orën 22:00, nga kati i dytë i maternitetit bashkë me foshnjen e saj. Fatmirësisht lartësia nuk ka qenë e madhe dhe se si nëna si i porsalinduri janë dëguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Arsyet se përse nëna mori këtë vendim të rëndë ende mbeten mister.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *