Kreyministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social Facebook, foton nga rruga e rë në Lumin e Vlorës.
Rama shkruan në Facebook se kjo rrugë shkurton distancën për të shkuar në bregdetin e Jonit, por zgjeron edhe hartën turistike në jugun e vendit.
Postimi i poltë:
“MIRËMËNGJES ?
dhe me një tjetër vepër të sapopërfunduar të infrastrukturës sonë kombëtare, rrugën e Lumit të Vlorës, e cila jo vetëm shkurton distancën për të shkuar në bregdetin e Jonit nga më shumë se dy orë në më pak se një orë, por dhe zgjeron hartën turistike të jugut, duke afruar malet e Labërisë me detin përmes një udhëtimi të bukur panoramik për një turizëm gjithëvjetor, ju uroj një të diel të bukur?”, shkruan Rama.