Një sherr me sende të forta ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm (3 korrik) në Tiranë, mes disa personave.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Frederik Shiroka.”
Si pasojë e konfliktit kanë mbetur të lënduar dy të rinj, M. B., 26 vjeç, dhe E. A., 32 vjeç, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Shtetasi E. A. pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar nga spitali, ndërsa shtetasi M. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.