Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur nga një tërmet i fuqishëm që goditi provincën jugore të Iranit, Hormozgan.
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë rreth orës 02:00 të së shtunës, 100 km (60 milje) në jug-perëndim të kryeqytetit provincial Bandar Abbas.
Tërmeti ishte me magnitudë 6, raportoi media shtetërore, megjithëse dy pasgoditje të tjera ishin po aq të forta.
Një fshat, Sayeh Khosh, u rrafshua, thanë zyrtarët lokalë.
“Askush nuk u dëmtua nga dy pas goditjet e rënda pasi njerëzit ishin tashmë jashtë shtëpive të tyre,” tha Foad Moradzadeh, guvernator i Bandar Lengeh, një qytet afër epiqendrës.
Ekipet e shpëtimit po ofrojnë strehim emergjent dhe po rivendosin furnizimet me ujë dhe energji elektrike.
Lëkundjet u ndjenë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shtetet e tjera fqinje të Gjirit.
Muajin e kaluar të paktën 1,000 njerëz vdiqën nga një tërmet në Paktika, një rajon malor në Afganistanin lindor.
Irani ka përjetuar disa tërmete shkatërruese në kohët e fundit, pasi ndodhet në linjat kryesore të çarjeve gjeologjike.
Në vitin 2003, një tërmet me magnitudë 6.6 vrau më shumë se 30,000 njerëz dhe shkatërroi qytetin antik të Bamit