Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sfiduar sërish ndërkombëtarët, teksa ka përmendur bashkimin kombëtar. Haradinaj ka thënë se nëse i nuk i mundësohet Kosovës anëtarësimi në OKB dhe NATO, alternativa më e mirë është bashkimi me Shqipërinë. Këto komente Haradinaj i dha gjatë manifestimit qendror në Verrat e Llukës së Deçanit, ku u bë pajtimi i gjaqeve 22 vite më parë.
“Një vend të rëndësishëm në këto lëvizje për liri dhe çlirim e kanë ata që e kuptuan rëndësinë e pajtimit ndër shqiptar…ne atë kohë e mundëm një armik atë që kishim mes nesh vëllavrasjen por së shpejti duhet të përballeshim me një regjim vrastar të Millosheviqit… kurrë në jetë shqiptarët nuk kanë qenë më afër një organizimi të sigurisë, çfarë është NATO, Shqipëria është NATO e ne jemi afër NATO-s, edhe Kosova duhet të jetë në NATO…Nëse i pamundësohet Kosovës anëtarësimi në OKB, anëtarësimi në NATO, ne duhet të bashkohemi me Shqipërinë”, tha ai.