VIDEO/ “Shqipëria i duhet çdo shqiptari”, PD publikon spotin e protestës së 7 korrikut

Teksa na ndajnë pak ditë nga protesta e thirrur në 7 korrik, Partia Demokratike ka publikuar spotin e protestës.  Në spot vërehen mesazhet kyçe si ‘Shqipëria në rrezik’ dhe ‘mos thuaj: ç’më duhet mua?’’, spoti rithekson motivet e protestës dhe kërkon daljen nga apatia shoqërore.

Protesta e Frontit të Shpëtimit Kombëtar do të zhvillohet të enjten më 7 korrik para Kryeministrisë duke rikthyer përballjen politike në vend.

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një tur intensiv takimesh me aktorë shoqërorë ka kërkuar bashkimin rreth kauzave kombëtare si shpopullimi, çmimet e larta, ekonomia në rënie dhe shkombëtarizimi nëpërmjet Ballkani të Hapur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *