Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shtetasve kosovarë, kalojnë kufirin në Morinë pa pengesa, pas vendimit të marrë për heqjen e pikës doganore për sezonin turistik.
Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë të mbajtur me 20 qershor të këtij viti një nga vendimet e marra ishte dhe heqja e pikës kufitare e Morinës për sezonin turistik për t’u krijuar lehtësi turistëve që vinin nga Kosova dhe anasjelltas.
Në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive u miratuan 16 marrëveshje bashkëpunimi që kishin të bënin që nga ekonomia, tek shëndetësia dhe siguria mes dy vendeve.