Një sulm ndoshta terrorist ka ndodhur pasditen e së dielës në një qendër tregtare në Copenaghen të Danimarkës duke lënë viktima dhe të plagosur. Qëndra tregtare quhet “Fields” dhe në atë moment ka pasur shumë njerëz.
Ka disa viktima, sipas njoftimeve të policisë daneze, e cila ka arrestuar një person. “Ne jemi të pranishëm në numër të madh dhe masivisht në “Fields”, ku kemi marrë njoftime për të shtëna me armë”, njofton policia e Danimarkës.
Policia ka izoluar të gjithë zonën në ishullin Amager ku ndodhet qendra tregtare.
Dëshmitari dhe tre të shtënat –
Një dëshmitar që ishte në qendër raportoi se kishte dëgjuar të paktën tre të shtëna. Gruaja, e cila ishte me një shoqe në një restorant në katin e fundit, pa shumë njerëz që nxituan papritur drejt daljes dhe raportuan skena paniku. E njëjta dëshmitare tha se ajo dëgjoi fillimisht një të shtënë, pastaj dy të tjera, ndërsa edhe ajo u përpoq të shkonte në vend të sigurt.