Kontroll faktesh/ Rama: E dashura ime ishte veshur me të kuqe, më pyetën dhe për të, donin konfirmim

Rama tregon ‘filtrin’ nga media amerikane sipas tij i kishte bërë një verifikim mjaftë të hollësishëm deri tek e dashura më tej kreut i qeverisë shprehet se e pyetën edhe për të, donin konfirmim.

“Ju thoni që rrjetet sociale, mënyra se si komunikojmë, si nuk biem dakort me njëri-tjetrin është shkatërruar nga regjimi komunist

Edi Rama: Tani jemi të gjithë në këtë gjë, edhe vende si ju, me një tjetër nivel demokracie e komunikim janë në telash për shkak të rrjeteve sociale e kësaj lirie përhapjeje që është e barazvlefshme me lirinë e shprehjes. Ka shumë marrëzi në lidhje me këtë liri për shkak të natyrës njerëzore që është në kërkim të lajmeve sensacionale, informacionit sensacional që më shumë është i sajuar dhe i tmerrshëm

E bën të vështirë drejtimin?

Edi Rama: S’ka të bëjë me këtë, më shumë ka të bëjë me shëndetin e shoqërisë, më kujtohet që një gazetar i famshëm amerikan erdhi në Shqipëri për të bërë një auto-portret. Para se të ikte, më tha, më vjen keq Edi, por duhet të kalosh në një proces kontrolli faktesh, s’kisha dëgjuar kurrë për këtë. Më dërguan shumë e-maile dhe unë mbaj mend që në atë kohë isha me të dashurën time që ishte veshur me të kuqe dhe më pyetën edhe për të, donin konfirmim për veshjen e saj, e mora gazetarin dhe i thashë çfarë është jo? KGB-ja para kësaj nuk është asgjë. E dini ç’më tha? Më tha, për këtë arsye nuk kemi humbur asnjë çështje në gjyq. Verifikonin gjithçka”, tha Rama

vijon…

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *