Gjyqi i Salianjit për “Babalen” më 4 korrik, Alibeaj mesazh demokratëve: Duhet të jeni në sallë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj u ka dërguar deputetëve demokratë një mesazh, ku u kërkon që të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit, të hënën për Ervin Salianjin për çështjen ‘Babale’.

Alibeaj u kërkon demokratëve angazhimin njerëzor, e më pas politik, për të mbështetur deputetin Ervin Salianji. “Përshëndetje kolegë! Ndoshta jeni ne dijeni që te hëne, date 4 korrik ora 2 ne Gjykatën e Apelit zhvillohet gjyqi nga kolegut Salianji. Siç dihet dhe siç është bere publike, e gjithë ngjarja dhe procesi gjyqësor vijues janë një orkestrim hakmarrës politik i pastër nga qeveria dhe eksponentë politike te mazhorancës. Është detyrim se pari njerëzor e pastaj edhe politik qe se paku deputetet tanë anëtare të Komisionit të Sigurisë të jemi te pranishëm ne sallë ditën dhe orën e gjyqit” thuhet në mesazhin e Alibeajt.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar Salianjin me 1 vit burg, për çështjen ‘Babale’. ku në qendër ishte vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *