6 alpinistë kanë ndëruar jetë, pas shembjes së akullnajës së akullnajës në Marmolada, në Alpet veriore italiane.
Mediat italiane raportojnë edhe se 9 kanë mbetur të plagosur, si dhe 20 rezultojnë të zhdukur. Mes 6 viktimave, tre janë italianë dhe një çekosllovak. Një burrë dhe një grua janë ende të paidentifikuar, por numri ka të ngjarë të përkeqësohet.
Kushtet e motit do të jenë vendimtare për vlerësimin e ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të shpëtimtarëve: të ftohtit dhe temperaturat e ulëta janë thelbësore për të garantuar një minimum sigurie për operacionet, duke qenë se një sasi e madhe akulli i pasigurt ka mbetur në mal.