Tre persona janë arrestuar në Tiranë, pasi kanë vjedhur bazën materiale në një kantier.
Shtetasit me iniciale H. M., 57 vjeç, A. C., 35 vjeç dhe N. L., 54 vjeç akuzohen për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim.
Mësohet se të tre këta persona kanë qenë të punësuar në një firmë ndërtimi në rrugën “Ali Demi”, ku dhe kanë vjedhur bazën materiale në kantierin e kësaj firme.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin “Kantieri”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– H. M., 57 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim;
– A. C., 35 vjeç, N. L., 54 vjeç, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, të 3 të punësuar në një firmë ndërtimi në rrugën “Ali Demi”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur bazën materiale në kantierin e kësaj firme.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.