Nuk ‘kursehet’ Rrugorja/ Pezullohen 103 leje drejtimi në Fier, 1993 gjoba në një javë

103 leje drejtimi janë pezulluar në vetëm një javë në Fier, drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara.

Sakaq janë proceduar administrativisht 1993 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor. Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Sakaq, në Fier janë konstatuar duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, 19 shtetas, për të cilët ka filluar procedimi penal. Janë proceduar administrativisht gjithsej 1993 drejtues mjetesh. 765 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë. Janë proceduar administrativisht 169 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. 162 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Janë vendosur 380 masa administrative për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 103 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 1 tjetër për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë vendosur 36 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse. Gjithashtu janë vendosur 458 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.  Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *