Të shtëna me armë janë shënuar mesditën e kësaj të hëne në plazhin e Radhimës, ku për pasojë mbeti i plagosur një person.
Burime për median bëjnë me dije se është arrestuar autori i cili dyshohet se qëlloi me armë në drejtim të vëllait të tij në Radhimë, Benjamin Kondi.
Mësohet se shtetasi Eduard Kondin ishte kthyer mbrëmjen e djeshme nga Anglia, ku shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë administrimi i plazhit i cili është në pronësi në dy vëllezërve
Eduardi është arrestuar në një banesë në Lungomare dhe po shoqërohet në komisariat.