Veliaj për 95-vjetorin e lindjes së kompozitorit Çesk Zadeja: Gjigand i muzikës shqiptare!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përkujtuar 95-vjetorin e lindjes së kompozitorit Çesk Zadeja.

Veliaj tha se Zadeja është një gjigant i muzikës shqiptare, pasi ai i ka dhënë shumë artit shqiptar.

“Sfida për gjithsecilin nga ne është nëse jemi njerëz që bëjmë muzikë apo zhurmë? Duket të reflektojmë dhe të shërbejmë në një komunitet. Edhe në ato vite, profesori insistoi për të mbijetuar dhe për të bërë art në kushte të vështira. Ne duhet t’i tregojmë historitë, është një pajë për gjeneratën tjetër. Nëse një qytet përkushtohet atëherë në çdo shkollë do kemi investime për të dashur artin. Besoj se muzika dhe sporti na prodhon jetë elitare”, tha ndër të tjera ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *