FOTO/ Mbledhja  e Asamblesë Parlamentare të OSBE, Gjiknuri takohet me Sekretarin e Përgjithshëm Roberto Montella

Gjatë ditës së sotme, është mbajtur mbledhja e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e vendit tonë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, i cili mbante postin e Kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në këtë mbledhje, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm Roberto Montella, ku kanë diskutuar forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

Postimi i Gjiknurit:

Në cilësinë e Kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë mora pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së e cila po zhvillon punimet në Birmingam. Fokusi i mbledhjes rezolutat për dënimin e agresionit rus në Ukrainë dhe çështjet e forcimit të sigurisë në hapësirën e vendeve anëtare të OSBE. Gjatë punimeve pata kënaqësinë të takoj Sekretarin e Përgjithshëm Roberto Montella si dhe kryesuesit e delegacioneve nga vende të tjera me të cilët diskutuam forcimin e bashkëpunimit dypalësh..

289959076 579718000190256 5610580459019410111 N

 

291797635 579717966856926 3128259356727448230 N

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *