Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në në fshatin Golem Shkodër, ku një 58-cjeçar është goditur nga trungu i një peme që po priste, dhe si për pasojë ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:15, jemi njoftuar se në malin e fshatit Shosh, Shkodër, shtetasin F. Ç. 48 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër, duke prerë dru e ka goditur një trung peme dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.