Akuzat për mobilimin e zyrës së drejtoreshës, QSUT: Nuk ka asnjë procedurë prokurimi për pajisjen e zyrave të administratës

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar lidhur me akuzat për mobilimin e zyrave dhe akuzave të bëra për drejtoreshen Albana Fico. Në një reagim zyrtar, QSUT e ka mohuar se tenderi për mobilimin është bërë për zyrën e drejtoreshës, ndërsa shtojnë se e ka lidhje me spitalin e ri për sëmundjet e brendshme. Ndërsa shtojnë se e gjithë “zhurma” bëhet me qëllim për të hedhur baltë mbi institucionin.

“Nuk ka asnjë procedurë prokurimi për pajisjen e zyrave të administratës së QSUT. Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT është në fazën e finalizimit të investimit dhe paralelisht, të mobilimit dhe pajisjeve mjekësore me standarde europiane, për të cilat QSUT ka realizuar procedurat e para. Të gjitha pajisjet, përfshirë edhe shtretërit për dhomat e pacientëve, mobilimin spitalor dhe pajisjet që nevojitet për të bërë një spital funksional, janë realizuar në përmbushje të kërkesave të shërbimeve universitare të Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT dhe janë konform standardeve të përcaktuara. QSUT rithekson se, nuk ka asnjë procedurë për mobilimin e zyrave të QSUT. Çdo përpjekje për të hedhur baltë mbi punën e stafit të QSUT, nuk do të stepë e demotivojë punën e një ekipi që punon çdo ditë me përkushtim e profesionalizëm në shërbim të qytetarëve,”-shkruhet në reagimin zytar.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *