Kaloi fazën e parë të vettingut, KPA shkarkon prokuroren Natasha Prifti

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Lushnjës Natasha Prifti. Me shumicë votash, anëtarët e KPA e larguan përfundimisht nga sistemi i drejtësisë prokuroren Prifti.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë më 28 maj të vitit të kaluar subjektin e rivlerësimit, Natasha Prifti (Shallapi), prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, por ditën e sotme ishte KPA që e rrëzoi vendimin e KPK.

Njoftimi plotë:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 55/2021, datë 04.10.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 392, datë 28.05.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Natasha Prifti (Shallapi).

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi

Ndryshimin e vendimit nr. 392, datë 28.05.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Natasha Prifti (Shallapi).

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 04.07.2022.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *