Jo vetëm Lorenzo Insigne. Napoli mund të humbasë një tjetër lojtar të rëndësishëm. Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane, bisedimet mes palëve për rinovimin e kontratës së Dries Mertens nuk po shkojnë siç duhet.
Ka distancë të madhe mes kërkesës dhe ofertës. Napoletanët ofrojnë vetëm 1.2 milionë euro në sezon për lojtarin, por sulmuesi belg kërkon 2.4 milionë euro.
Vetë futbollisti ka dëshirë të qëndrojë, por plotësisht i mundur është edhe largimi. Lazio po monitoron situatën dhe mund të ndërhyjë nga momenti në moment.