Gjyqi ndaj tij/ Salianji: Akuzohem për kallëzim të rremë, ndërkohë që skam bërë denoncim

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur në lidhje me shtyrjen e gjyqit ndaj tij ditën e sotme.
Ai tha se akuzohet për kallëzim ndërkohë që diçka të tillë nuk e ka bërë, ndërsa në lidhje me personazhet e përfshira, deputeti demokrat tha se nuk i njeh e për pasojë nuk ka si të “sajojë” një kallëzim të rremë për persona që nuk i ka takuar kurrë.

“Është një proces politik që nga interesi publik e ka prodhuar pasojën e vet, një person i dënuar me 7 vite që jetonte i lirë në Shqipëri arriti të shkonte në burg sapo bëra denoncimin.

Nuk u bë drejtësi e plotë se nuk duhej lejuar të largohej për të gjetur lidhjet që do të çonin tek drejtues të lartë të ministrisë. Ajo që ndodhi më pas nga përgjimet, drejtues të lartë të policisë, jepnin para një personi të kapur një kontingjenti të policisë të dënuar më shumë se 7 herë, për ta përdorur si instrument për të thënë që ai ka imituar zërin.

Në gjyq ka dalë edhe një emër tjetër, Agron Hyseni që është futur nga policia dhe prokuroria për të thënë që është ai që ka imituar zërin.

Akuzohem për kallëzim të rremë që as kallëzim nuk kam bërë. Është një proces i paimagjinueshëm.

Nëse gjejnë një lidhje timen me të dy personazhet… si mund të kesh një kallëzim të rremë me persona që nuk i njeh dhe nuk i ke takuar kurrë?”, u shpreh Salianji.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *