Horoskopi sot, 5 korrik 2022

Dashi

Do ndiheni më të çliruar gjatë kësaj dite dhe mund të bëni gjëra të pamenduara mirë. Për ju të dashuruarit e sotmja pritet të jetë elektrizuese. Në shumë momente do debatoni ashpër edhe për gjera pa vlerë dhe do bini në mendime të thella. Ju beqarët do keni plot takime, por asnjë nga personat nuk do iu tërheqë aq shumë sa për të filluar një lidhje. Në punë do bëni gabim nëse do ngulni këmbë kot për një gjë që edhe ju e dini se është e gabuar. Keni për t’i prishur shumë punë vetes. Në planin financiar gjendja do jetë goxha më e mirë pas gjithë përpjekjeve dhe masave strikte që keni marrë.

Demi

Gjatë kësaj dite do jeni paksa kokëfortë dhe do ju duket sikur keni të drejtë për gjithçka. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të bëjë ekzaktesisht atë që ju dëshironi. Ju beqarët duhet ta lini veten të lirë dhe duhet të përfitoni sa më shumë nga ftesat dhe propozimet që do iu bëhen. Në punë duhet të bëni një bilanc të përgjithshëm në mënyrë që të rregulloni edhe ndonjë problem të vogël. Po i latë gjërat pas dore do keni edhe më tepër probleme. Në planin financiar duhet të bëni shumë kujdes me sjelljen, pasi çdo hap i gabuar mund të sjelle pasoja të rënda për të ardhmen.

Binjakët

Urani dhe Marsi do ju vënë nën presion gjatë kësaj dite dhe në shumë momente nuk do jeni të bindur për hapat që duhet të hidhni. Ju të dashuruarit do keni disa debate të vogla me partnerin tuaj, por ato do bëjnë me shumë zhurmë sesa do sjellin probleme. Në pasdite gjendja do jetë më e mirë. Ju beqarët nuk do doni të bëni asnjë ndryshim në statusin e tyre sepse pranë miqve do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme. Në punë do e përmirësoni marrëdhënien me kolegët dhe me shefat dhe gjërat do ju ecin më së miri. Po ta kishit bërë më parë këtë gjë do kishit më shumë përfitime. Buxheti do fillojë të ketë disa përmirësime të vogla të cilat shumë shpejt do ju lejojnë të bëni investimet e menduara.

Gaforrja

Sido që të vijnë gjërat mirë është që sot të mos merrni vendime të nxituara. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft premtuese. Partneri do ju gjendet gjatë gjithë kohës pranë dhe do ua plotësojë çdo dëshirë që do keni. Nëse jeni beqarë do merrni deklarata të forta dashurie dhe do jeni gati të hidhni hapa të mëdha. Në punë çdo gjë do shkojë si e kishit menduar. Do jeni të organizuar dhe mjaft të saktë me gjithçka. Të ardhurat do jenë goxha të majme, por për shkak të shpenzimeve të pamenduara gjendja mund të pësojë tronditje në mbrëmje.

Luani

Gjatë kësaj dite nuk do keni më asnjë dyshim për hapat që duhet të hidhni dhe do jeni më të bindur se më parë. Ju të dashuruarit do jeni në humor të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe do ndiheni gati të bëni edhe çmenduri vetëm që ta ndryshoni statusin. Çdo dëshirë do ju plotësohet. Ju beqarët do keni gjithashtu fat në dashuri dhe shumë gjëra do ju ndryshojnë për mirë. Në punë do punoni fort për gjërat që doni të arrini dhe asnjë sfidë nuk do ju trembë. Financat do jenë të mjaftueshme sa për të përmbyllur të gjitha shpenzimet e domosdoshme. Me një menaxhim më të mirë mund të hiqni edhe disa para mënjanë.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do jeni me humor të shkëlqyer dhe do argumentoni çdo gjë që do bëni. Të gjitha sakrificat që keni bërë ju të dashuruarit kohët e fundit për të mirën e jetës sentimentale, do japin rezultatet e duhura. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët mund të keni dashuri me shikim të parë më shpejt nga sa e kishin imagjinuar. Në punë nuk keni për të pasur konflikte me kolegët, përkundrazi një pjesë e tyre do ju mbështesin fort për të arritur atje ku doni. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, por për fat të mirë të afërmit do ju gjenden gjithë kohës pranë për t’iu mbështetur.

Peshorja

Asgjë nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar sot dhe në shumë momente do jeni të mërzitur. Nuk duket asnjë fije shprese. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me konflikte dhe debate të forta. Nuk do e gjeni dot gjuhën e përbashkët dhe mund të thoni shpesh fjalë të gabuara. Ju beqarët më në fund do filloni një histori dashurie romaneske e cila do iu bëjë ta doni edhe më tepër jetën. Në punë do keni kontradikta të vazhdueshme si me shefat ashtu edhe me kolegët. Gjendja e financave ka për t’u përmirësuar goxha dhe do jeni shumë herë më të qetë.

Akrepi

Çdo gjë që keni dashur do mund t’iu realizohet gjatë kësaj dite. Do merrni frymë më lirisht dhe nuk do keni aspak vështirësi. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë goxha e favorshme. Do e keni më të lehtë të shpreheni dhe mund të merrni edhe disa vendime të rëndësishme për të ardhmen. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë dhe bota do ju duket tërësisht ndryshe. Në punë do jeni shumë më të ndërgjegjshëm se më parë dhe do i bëni gjërat me rregull. Nëse ju bëhen propozime mendojini me kujdes. Të ardhurat herë pas here do jenë të trazuara. Pa ndihmën e të afërmve nuk do arrini dot asgjëkund.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite nuk do kënaqeni me asgjë dhe shpesh do bini në trishtim të thellë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë goxha e vështirë. Në shumë momente do zhgënjeheni e do ndiheni keq nga ato që do ju thotë partneri. Nëse jeni beqarë, po nuk u treguat të duruar, do bëni disa gabime që do ua prishin qetësinë. Në punë do e shtyni çdo gjë për më vonë dhe mund të keni goxha probleme. Hekuri rrihet sa është i nxehtë thitë një shprehje. Të ardhurat do përmirësohen në mënyrë të menjëhershme dhe do i shlyeni të gjitha borxhet që keni pasur prej kohësh.

Bricjapi

Do jeni shumë të frymëzuar për ta bërë çdo gjë sa më mirë sot dhe keni për t’iu dalë mbanë. Nëse keni një lidhje Venusi do përkujdeset gjatë gjithë kohës për jetën tuaj. Çdo moment pranë partnerit do jetë si nëpër ëndrra. Nëse jeni vetëm, serish do jeni pa fat, por nuk do ndiheni keq pasi në çdo moment miqtë do ju qëndrojnë pranë dhe do iu argëtojnë. Në punë gjërat do realizohen ashtu si i kishit planifikuar, mos e vrisni mendjen për asgjë. Disa kolegë do i keni në krah për të filluar edhe një projekt të ri. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjatë gjithë kohës dhe jo vetëm që do ju dalin paratë për investime, por do hiqni edhe mënjanë.

Ujori

Dielli do ju bëjë më të sigurt në vetvete gjatë kësaj dite dhe do keni më tepër besim që gjërat të normalizohen. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me lajme të mira dhe me arritje. Gjate gjithë kohës do ndiheni për bukuri me partnerin dhe të përmbushur. Ju beqarët nuk do keni aspak dëshirë të bëni ndryshime të mëdha dhe do i merrni gjërat sa më shtruar. Në punë duhet të bëni pushime herë pas here në mënyrë që të mblidhni forcat dhe të luftoni më fort më pas. Buxhetin nuk do e mbani dot të stabilizuar. Do jeni të papërmbajtur me shpenzimet madje edhe për gjëra të kota.

Peshqit

Ditë shumë e këndshme ka për të qenë kjo e sotmja për gjithë ju. Klima yjore për juve që jeni në një lidhje do jetë goxha e ngrohtë. Do merreni vesh për gjithçka me njëri-tjetrin dhe buzëqeshja nuk do ju largohet për asnjë moment nga fytyra. Ju beqarët do keni vetëm mundësi për flirte kalimtare, asgjë më shumë sesa aq. Në punë do jeni të shpërqendruar dhe mezi do ja dilni t’i përfundoni detyrat që keni nisur. Shefat do ju kritikojnë goxha dhe do ndiheni keq. Në planin financiar situata do jetë e vështirë pavarësisht përpjekjeve që ju do bëni për ta stabilizuar gjendjen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *