Një episod i frikshëm ishte ai që ndodhi mesditën e djeshme në Shkodër, ku një i ri qëlloi me armë zjarri drejt disa fëmijëve, por fatmirësisht askush nuk u lëndua.
Burime për median bënë me dije se ky person, ka goditur me qytën e pistoletës një nga fëmijët. Kujtojmë se ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës “28 nëntori”, në qendër të qytetit të Shkodrës. Fotoja e mëposhtme tregojnë edhe vendin se ku përfundoi plumbi, i cili denstinacion të parë kishte fëmijët.
Plumbi ka përfunduar në pjesën e jashtme të një lokali ku qëndronte kondicioneri. Personi, i cili lëvizte me biçikletë, është afruar pranë vendit të quajtur “Lapidari” ku po rrinin fëmijët dhe në rrethana të paqarta, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre, fatmirësisht plumbi nuk ka prekur asnjë nga minorenët.
https://www.priza.al/2022/07/04/detaje-nga-ngjarja-e-shkodres-autori-u-afrua-me-biciklete-dhe-me-pas-qelloi-ndaj-femijeve/?fbclid=IwAR1-0Fpxuawvu8ARa58niAE8BDbPZho7pjeLPpW3YGavl1uHVkiadD2nR7s