Vajza e Bujar Nishanit publikon foton krah të atit të ndjerë dhe rrëqeth me fjalët

Vajza e ish-Presidentit, Bujar Nishani, Fiona, ka publikuar ditën e djeshme një fotografi me të atin.

Përmes një foto në rrjete sociale, Fiona ka ndarë një imazh nga fëmijëria, kur babë e bijë shfaqen me pushime.

“Sa e qetë ndihesha kur flisja me ty, sa e mbrojtur ndihesha kur të përqafoja, faleminderit babi”, shkruan ajo.

Kujtojmë që Bujar Nishani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare më 28 maj. Ai vdiq në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *